×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Haki Abazi njeri i i lig, në vitin 2018 na lutej për ta pranuar në LDK

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 17:36

    Zëvendëskryeministri i shkarkuar mbrëmë Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të zëvendëskryeministrit të Qeverisë në largim, Haki Abazi.


    Hoti ka thënë se Abazi po e shfrynë mllefin ndaj tij për faktin qe koalicioni qeverisës dështoi. Për këtë Hoti ka thënë se fajin e vetëm e ka kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti dhe avetë Abazi, shkruan Reporteri.net.

    Hoti tutje ka thënë se se Abazi në vitin 2018 kërkonte të futej në strukturat e LDK-së, por që u refuzua, për çka ai ka thënë se ndihet i lumtur.

    Reagimi i plotë:

    Z. Abazi po nxjerr vrere ndaj meje. Po thote te paverteta me vetedije te plote, qe as zogjte e malit nuk i hane. Une nuk i kam faj qe nuk zgjati qeverisja jone e perbashket dhe ai kete e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vete.

    Ndoshta tash i kane dhene detyre te me shaje mua e LDK-ne, sic e ka pasur detyre me heret te shante Vetevendosjen e PDK-ne.

    Me kedo qe kam punuar edhe nje dite te vetme une mundohem ta ruaj respektin. Por, ky nuk po me le hapesire per kete.

    Sa i lumtur jam qe nuk e kemi pranuar ne LDK me 2018, kur me vinte ne zyre e kerkonte te futej ne strukturat tona. Intuita ime atehere me thoshte se ky nuk eshte njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.
    Kete te fundit e kam besuar edhe atehere, e shume me teper sot. Nderkaq, per te paren tash e mora vesh se paskam qene teper gabim, se ky qenka edhe i lig.

    Eshte mire ta pyes baben e vete, dhe te turperohet pak qe pa asnje te drejte e pa asnje fakt po e shane nje mik te mire te babes se vet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!