×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Janë spekulime deklaratat se shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion vonon liberalizmin e vizave

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 10:56

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se janë spekulime deklaratat se shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion vonon procesin e liberalizimit të vizave për vendin.


    Në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë, Hoti tha se madje vendime të tilla do merren edhe në të ardhmen për të luftuar korrupsionin, shkruan Reporteri.net.

    “Është krejtësisht spekulim. Njerëzit që janë kundër këtyre vendimeve që vendosin ligjshmëri në cdo sferë të jetë. Nuk ka lidhje, përkundrazi do t’i shohim edhe vendime të tjera edhe më të fuqishme në vendosjen e ligjshmërisë në luftimin e krimit e korrupsionit në çdo nivel. Këto vendime do çojnë drejt rrugës së liberalizimit të vizave”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë.

    Hoti tha se do të rritet efikasiteti i funksionimit të institucioneve të Policisë së Kosovës.

    Ndërkaq, lidhur me dialogun dhe takimet me partnerët ndërkombëtar, ai ka thënë se e vetmja gjë që kërkohet është njohja reciproke me Serbinë dhe nuk pranojnë njohje parciale. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!