Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në “Facebook”, ka shkruari ai.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke thënë se kjo gjë do të forcojë aftësinë e FSK’së për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.