×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Krenar që gjatë qeverisjes sonë siguruam mbështetjen amerikane për të realizuar misionin e FSK-së në Kuvajt

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 20:45
    Deputeti i LDK'së, Avdullah Hoti

    Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.


    “Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA. Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision”, ka shkruar ndër të tjera Hoti në “Facebook”, ka shkruari ai.

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Ushtrinë Amerikanë kanë zbarkuar në Kuvajt.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës duke thënë se kjo gjë do të forcojë aftësinë e FSK’së për të mbrojtur veten duke përmirësuar ndërveprueshmërinë me partnerët amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!