Hoti: Me mua kryeministër s’do të ketë shkëmbim të territoreve

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, në ekspozenë e tij para deputetëve, përveç që ka treguar prioritetet e qeverisë së tij nëse votohet nga deputetët, ku ka thënë se janë lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.


Ai ka thënë se me të se kryeministër nuk do të ketë shkëmbim të territoreve, shkruan Reporteri.net

“Prioritet do të jetë edhe marrja e përgjegjësive për të çuar procesin e dialogut në bashkëpunim me BE e SHBA duke mos lejuar ndryshim territori e shkëmbim territorit”, tha ai.

Ndërkaq Hoti ka thënë se dy prioritetet kryesore të tij do të jenë lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike. /Reporteri.net/.