×
  • Lajme
  • Lajme / Punësimi

    Hoti: Migrimi gjatë këtyre katër viteve është masiv, shqetësuese ikja e kuadrove – duhen 15-20 vjet për ta shkolluar një mjek

    Reporteri
    29 Janar 2025 | 9:19
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur lidhur me punësimin në vend. Hoti ka thënë se është rritur punësimi i qytetarëve të Kosovës, por jashtë vendit.

    Në një intervistë për Gazetën Online Reporteri.net, Hoti ka thënë se ka pasur megrim masiv gjatë Qeverisë Kurti. Ai tha se arsye për këtë mund të jetë nevoja e tregjeve evropiane për fuqi punëtore, por prapë thotë se ky është tregues i qartë i gjendjes në vend. Si më shqetësuese e ka cilësuar ikjen e kuadrove.

    “Është shqetësuese ta zëmë ikja e kuadrove, përveçse e fuqisë punëtore të zakonshme, ikja e kuadrove të caktuara si mjekë, inxhinierë, arkitektë, disa profile të caktuara që çdo shoqëri i ka deficitare. Edhe ne i kemi deficitare këto profile. Largimi i tyre lë një zbrazëti që s’mund të kompensohet me vite e dekada. Duhen 15-20 vjet për ta shkollu si duhet një mjek, për t’i kryer specializimet e nevojshme”, ka deklaruar Hoti.

    Gjatë këtyre katër viteve, Hoti tha se nuk ka pasur ndryshime strukturore në ekonomi./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!