Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë ka deklaruar se ekzekutivi që ai drejton ka për obligim t’i japë frymë demokracisë në respektim të ligjit dhe t’i nënshtrohet veç kushtetutës së vendit.
Ai ka deklaruar se qeveria e tij ka një program ambicioz.
“Bbesoj në të, në ekipen e shkëlqyeshme”, ka pohuar ai, shkruan Reporteri.net.
Hoti ka pohuar se do të adresojnëe sfidat me pandeminë dhe me rimëkëmbjen ekonomike.
“Do t’i kthehemi punës, e jo retorikës së përditshme, që t’i mos i mërzitim qytetarët, por t’ua përmirësojmë jetën”, ka thënë Hoti.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.