Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverinë në lidhje me çmimin dhe importin e naftës gjatë vitit 2022.
Hoti tha se krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 sasia e importuar e naftës është ulur me 6.39%, ndërsa të hyrat buxhetore janë rritur për 88% ose 283 milionë euro.
“Sikur të ulej TVSh-ja në 8% siç patëm propozuar, këto 283 mil euro do të ishin në buxhetin e familjeve, e jo në llogarinë bankare të qeverise ku po i zhvlerëson inflacioni. Këta as nuk i shpenzojnë vetë mjetet e mbledhura nga tatimet, e as nuk ua lënë qytetarëve t’i shpenzojnë aty ku kanë nevojë. [të dhant nga Instituti GAP, të cilin e përgëzoj për analizat e vazhdueshme me shumë interes për politikbërje]”, ka thënë Hoti, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se deputetët e LDK-së, vitin e kaluar i kanë propozuar qeverisë që TVSH-ja për naftën të ulët në 8%, por një gjë e tillë ishte refuzuar nga qeveria.
;
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.