Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pyetur sot në Tiranë për dialogun me Serbinë, konkretisht kushtëzimet që po i bën Beogradi për diskutimin e temës së Asociacionit.
Hoti ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kjo çështje është temë e mbyllur, dhe se statusi i Asocacionit duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.
Sipas Hotit, Asociacioni është obligim shtetëror i Kosovës i ratifikuar në Kuvend.
“Asociacioni është temë e mbyllur në marrëveshjen e vitit 2013 ku janë vendosur edhe normat kushtetuese që statuti duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Është obligim shtetëror i Kosovës i ratifikuar në Kuvend”, tha ai.
Këto janë 14 marrëveshjet e nënshkruara sot me Shqipërinë:
Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid 19