Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Avdullah Hoti, që të vizitojë Kosovën, ka bërë të ditur Kryeministria përmes një komunikate.
Ftesën, Hoti ia ka bërë gjatë takimit virtual që pati me presidentin Macron, sot.
Sipas komunikatës, Macroni përshëndeti sjelljen me dinjitet, pjekurinë e kulturën e lartë politike të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, pas veprimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara.
“Kryeministri Hoti dhe presidenti Macron biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohe reciproke, në kufijtë aktual. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të organizohet edhe një takim i nivelit të lartë rreth ecurisë së procesit të dialogut, sipas formatit të Samitit të Parisit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu është folur edhe për liberalizimin e vizave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.