×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti para nisjes për në SHBA do t’ia shpalosë Kuvendit platformën për dialog

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 12:54

    Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se të martën e javës tjetër do të raportojë në Kuvend për takimin e 27 qershorit që Kosova e zhvillon me Serbinë në Washington.


    Ai tha se do të kërkojë themelimin e një komisioni parlamentar për dialogun.

    “Do të kërkoj themelimin e komisionit parlamentar për dialog. Unë ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Unë do tu qasem liderëve të opozitës ku do që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar ata rreth dialogut. Me këtë transparencë të plotë të procesit, ne do t’ia dalim mbanë. Unë do t’u çoj ftesa në formatin, kohën dhe vendin që ata dëshirojnë”, tha Hoti, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se me transparencë dialogut do t’i dalin ballë.

    Ndërsa Hoti i është kundërpërgjigjur PDK-së që e quajti ftesën e tij jo serioze, duke thënë se ftesa e ka bërë si kryeministër i vendit por shtoi se do të dërgoj ftesa tjera në formatin, kohën dhe vendin që partitë dëshirojnë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!