Qeveria Hoti ka shfuqizuar sot vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.
Kryeministri Hoti ka thënë se me këtë vendim janë hequr të gjitha kufizimet për dialog si dhe janë përmbushur kërkesat e miqve ndërkombëtare, shkruan Reporteri.
Ai në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë është shprehur se presin që edhe pala serbe t’i heq pengesat në mënyrë që vazhdohet dialogu.
Hoti ka thënë se tani presioni i ndërkombëtarëve do të fokusohet tek Serbia.
Mirëpo, ai ka paralajmëruar se nëse dialogu nuk prodhon rezultate, atëherë masat e reciprocitetit mund të kthehen.
“Janë hequr të gjitha pengesat për një periudhë të arsyeshme kohe për t’u ulur në tavolinë të dialogut. Nëse dialogu nuk prodhon rezultatet e pritur ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran dhe të mbështetur nga partnerët ndërkombëtar që të vendosim të gjitha masat që i lejohet një shteti sovran”, u shpreh ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.