Kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar sot për vjedhjen mbi 2 milionëshe nga Thesari i Shtetit.
Ai ka thënë se mashtruesit dhe keqpërdouresit nuk do të kenë vend brenda institucioneve të shtetit.
“Organet e rendit dhe të ligjit janë ka e bëjnë punën e vet, mashturesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik, institucioneve nuk do ta kenë të lehtë, do të dalin në sipërfaqe së shpejti si minjtë kur t’iu hyjnë uji përfundi”, është krejt çfarë tha Hoti gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
I pyetur nga mediat nëse do ta shkarkojë ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ai me përgjigjen e dhënë ka lënë të nënkuptohet se nuk do të ndodhë kjo.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktiviteteve për t’u siguruar që sistemet janë të mbrojtura”, tha Hoti.
Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit, janë zhdukur gjatë këtij muaji.
Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar. /Reporteri.net/.