Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria do të ndajë një fond për t’u ndihmuar familjeve të prekura nga vërshimet.
Hoti tha se fondi do të ndahet në bazë të kapaciteteve që ka Qeveria.
“Në Qeveri do të ndajmë një fond në bazë të mundësive që tu ndihmojmë familjeve në nevojë nga vërshimet. Ne jemi në teren çdo ditë. Jam takuar me kryetarët e komunave që kanë dalur në teren.“, ka deklaruar Hoti para mediave.
Ndryshe, vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit në Kosovë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.