Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vendimin e Pacollit për ndalimin e hyrjes në Kosovës të zyrtarëve të Serbisë, vendim ky që Haradinaj tha se nuk është i vërtetë.
Hoti përmes një statusi në Facebook tha se kjo qeveri nuk ka zot shtëpie dhe ka nevojë për Kryeministër.
“Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn”, ka shkruar deputeti i LDK-së.
Ai më tutje tha se secili ministër vepron për hesap të vetin.“Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive” , përfundoi ai.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj, ka komunikuar lajmin për marrjen e vendimit për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë.
Por, sot, Donjeta Gashi, zëdhënëse e kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka marrë një vendim të tillë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.