×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: S’do ta pranoj propozimin e Osmanit për shefin e ri të AKI-së

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 9:11

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, nuk do ta pranojë propozimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit,  Vjosa Osmani për drejtorin e ri të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë.


    Ai ka thënë se emri që Osmani e ka propozuar nuk e ka përvojën e nevojshme për të marrë një përgjegjësi të tillë.

    “Nuk jemi dakorduar. Nuk ka dakordim për personin që duhet të emërohet në pozitën e drejtorit të AKI-së. Ligji kërkon që brenda 20 ditësh nga momenti që lirohet pozita të emërohet. Nuk do të arrijmë që ta zgjedhim drejtorin në këtë mandat qeverisës. AKI-ja vazhdon punën e vet, është zëvendësdrejtoresha e cila po e kryen punën e saj plotësisht”, tha ai në Klan Kosova.

    Hoti ka thënë se pozita e drejtorit të AKI-së është e ndjeshme.

    “Nuk do ta pranoj propozimin e Vjosa Osmanit. Nuk mund të pranoj njerëz, nuk po them anonimë, pa përvojën dhe maturitetin e nevojshëm për të marrë përgjegjësi të tilla, sepse është tepër e rëndësishme dhe e ndjeshme kjo pozitë. Unë vlerësoj që ai propozim nuk e ka dakordimin tim”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!