Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po ndjehet me i relaksuar meqë sipas tij po iu dalin në ndihmë stafit mjekësor të cilëve sot iu ekzekutuan paga shtesë për kontributin e tyre në kohë epidemie.
Mjete këto ndonëse iu dolën punonjësve shëndetësorë edhe për muajt paraprak, duke përmendur ato të mbështetësve, që nga muaji korrik.
”Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së pandemisë.
Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor, për heronjët tanë!
Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor”, ka shkruar Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.