Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës.
Hoti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se pas bllokimi të llogarive të Telekomit, bashkë me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë diskutuar me drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje, shkruan Reporteri.net.
Humbja e rastit përballë kompanisë Dardafon.net i ka kushtuar Telekomit të Kosovës mbi 24 milionë euro. Një shumë të tillë të hollash tashmë është aktivizuar për ta nxjerrë një kompani e përmbaruesit privat e cila ka bllokuar të gjithë llogaritë e Telekomit.
Postimi i plotë i Hotit:
Pas situatës së krijuar në Telekomin e Kosovës me bllokimin e llogarive, sot, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takuam drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës. Bashkë kemi nisur diskutimet për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3464080496986613?__xts__%5B0%5D=68.ARBQYGENXKbW6wvGDI05zUBfye07ujN-ovfATkggVksnIeSaItMQwSOIO9eWY5em9_ziunU3j5sRWTPS2jwIb1CFJyBtnoUGeprZscfb8pGe5NXa8-_t6N5Gco-i6IH7MEiq_CMWH4SrDEXqd4dxPBCMpp-EGN5WI21X_Gf4IdWFJZ60UuB4WX1lD3lDUhzikxe1GAmcrCHg19wknUaplj3O-4mffFfRQq1d0FVXfmMVufm0PHN-R717ZS2ljoa6FktSObk6z86Nlq0PoRhx61aX9u6Gob79WcYu44MksPBXCLdOp9byGnwi_9vWg0ljTwRhBxBT7wcv4INklb7o19WBoQ&__tn__=-R
/Reporteri.net/