Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të rrjetit të Shitësve me Pakicë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se i ka njoftuar ata se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-2020 milionë euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, shkruan Reporteri.net.
Ndër të tjera, në pako përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8%.
Ky është njoftimi i plotë i Hotit:
Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve.
Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.