×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti të dielën mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutohet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 21:32

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur rreth shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si shkak i pandemisë COVID-19.


    Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se është i gatshëm të shkojë në hapa ekstrem në mënyrë që të ruhen jetët e qytetarëve, transmeton Reporteri.net.

    Hoti ka njoftuar se të dielën do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend.

    “Unë sonte kam pasur takim me komitetin për menaxhimin e COVID-19 dhe kemi diskutuar shumë hapur, mund të jetë vendim shumë jopopullor por unë jam i gatshëm që të shkoj në ekstrem. Të dielën e kam thirrur takimin tjetër të Komitetit për ta parë vlerësimin e situatës shtesë dhe pas asaj e kam ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të diskutuar nëse duhet të shqyrtojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve”, tha ai.

    “Kuvendi e merr vendimin përfundimtar. Ne do të vlerësojmë nëse duhet të shkojmë drejt shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme për të ruajtur jetën e qytetarëve, sepse besoj që ajo është mbi të gjitha:” shtoi tutje Hoti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!