×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Hoti thotë se Kurti po tenton “t’iu hedhë hi syve” qytetarëve: Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 14:46

    Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëvehjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.

    “Nga Negociatat për Njohje të Ndërsjellë te Dorëzimi i Autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.  Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroti Hoti në Facebook.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka kujtuar se sot bëhen 11 vjet nga Marrëveshja e 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

     

    Kurti, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook tregon se pse, sipas tij, presidenti serb nuk do që ta nënshkruajë një marrëveshje të arritur në Bruksel më 2023 nga ai dhe Kurti, por do që të nënshkruajë marrëveshjen e vitit 2013 mes Thaçit e Daçiqit dhe më vonë, më 2015, mes Isa Mustafës dhe Vuçiqit.

    Kurti kutjon se Marrëveshja i ka 15 nene ku 6 nenet e para merren me një “Asociacion/Bashkësi të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë”.

    Hoti thotë se moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake.

    “Fatkeqësisht, tani flitet për zbatim të asociacionit që tanimë ka marr premisa të një autonomie. Mashtrimet se: nuk ka dialog pa kërkim falje dhe kthimin e të pagjeturve, ka kushte për zbatim të asociacionin dhe e mashtrime të tjera kanë dalë sheshit”, përfundoi Hoti.

    Kurti: Vuçiqi insiston në Marrëveshjet e 2013-tës dhe 2015-tës me Thaçin e Mustafën, sepse ajo e 2023-tës sjell njohjen reciproke

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!