×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se në Bruksel me Vuçiqin biseduan edhe për të pagjeturit dhe ekonominë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 20:41

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se është shënuar progres në kuadër të dialogut të zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel.


    Hoti përmendi dy tema që janë diskutuar gjatë bisedimeve: çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.

    “Ka qenë takim i vështirë. Qëndrimin tonë e kam prezantuar në këtë takim dhe nuk do të lëvizë asnjëherë nga ai qëndrim. Kjo është faza finale e përmbylljes së çështjeve të hapura me Serbinë”, tha Hoti.

    Sipas tij Kosova është në fazën përfundimtare të përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë, dhe i gjithë procesi, sipas tij do të mbyllet për disa javë ose muaj, por jo më shumë.

    Ky është takimi i parë i drejtëpërdrejtë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të Brukselit, pas mëse 20 muajsh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!