×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Varësisht nga situata epidemiologjike, vendimi për masat e reja vlerësohet brenda dy javësh

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 19:19

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mbledhja e sotme e Qeverisë u mbajt pas trendit në rritje të rasteve me COVID-19.


    Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook njoftoi se ky vendim do të plotësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, shkruan Reporteri.net.

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për mbrojtjen nga COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi që nga dita e nesërme.

    Postimi i tij i plotë:

    Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.
    Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!