Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka folur për letrën që kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar sot kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Hoti ka thënë se nuk e marrin si zyrtare këtë letër duke thënë se forma e komunikimit me letra është e papërshtatshme.
Hoti ndër të tjera ka thënë se Lëvizja Vetëvendosjet me veprimet e fundit tregon se nuk është e interesuar për koalicion me LDK-në, shkruan Reporteri.net.
“Ne i kemi ofru të gjitha mundësitë që punojnë me ta. Kemi hequr dorë nga disa parime bazë vetëm që të punojmë me ta. Duke e ditur se sa parti e besueshme është LDK. Ne kemi përvojën dhe kuadrot më të mira në ndërtimin e institucioneve, e cila mund të vihet në funksion të realizimit të programit. Unë jam i bindur që ata nuk janë duke e vlerësuar partneritetin me LDK-në. Kjo është përshtypja ime nga takimet që kemi pasur”, u shpreh ndër të tjera ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.