×
  • Lajme
  • Lajme / Nis zbatimi i Ligjit

    Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 përqind më e lartë krahasuar me vitin 2021

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 10:04

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ky vit ka filluar me fatura të rritura të tatimit në pronë.

    Hoti ka publikuar faturën e vitit 2021 dhe atë të këtij viti, teksa ka thënë se fatura është 60 përqind më e lartë, shkruan Reporteri.net.

    “Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, ka shkruar Hoti.

    Sipas ligjit, vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të variojë prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.

    Për vlerën e pronave mbi pesë qind mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të variojë prej 0.30% deri 1%.

    0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të variojë prej 0.50% deri 1%.

    Vlerësimin e pronave e ka bërë ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!