I dërguari Special i presidentit Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell bashkë me shefin e Korporatës Amerikane për Investim dhe Zhvillim, Adam Boehler sot do të qëndrojnë në Prishtinë.
Kryeministri Avdullah Hoti thotë se është shumë i gëzuar që sot do t’i pres dy zyrtarët e lartë amerikan në Kosovë dhe thotë se kjo vizitë është shumë e veçantë.
Hoti përmes një postimi në Twitter ka shkruar se një vizitë e tillë do të çojë në forcimin e mëtejmë të raporteve Kosovë-Amerikë.
“I lumtur që Richard Grenell e Adam Boehler do të qëndrojnë në Kosovë bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të çojë edhe më tej forcimin e miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar Hoti.
Grenell dhe Boehler do të vizitojnë edhe Serbinë dhe Izraelin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.