×
  • Lajme
  • Lajme / Veriu

    Hovenier “i tronditur” me shpërthimin në veri: Të hetohet thellësisht

    Reporteri
    22 Shtator 2023 | 17:51

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dënuar shpërthimin që ndodhi në veri të Kosovës të enjten pas mesnate.

    Ai është shprehur i tronditur me lajmin derisa ka kërkuar që të hetohen rrethanat e të dënohen kryesit e veprës, shkruan Reporteri.net.

    “I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

    Për këtë shpërthim në Mitrovicën e Veriut kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se janë të shqetësuar se ky incident mund t’i përshkallëzojë edhe më tepër tensionet, shkruan Reporteri.net.

    “Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano, në konferencë për gazetarë.

    BE reagon për shpërthimin në veri: Të shqetësuar që nuk ka de-përshkallëzim të tensioneve

    Ndërsa Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka ndërlidhur hedhjen e granatës së dorës në veri të Mitrovicës në orët e mesnatës, me arrestimin e qytetarëve serbë të dyshuar për krime lufte.

    “Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë. Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të njëjtit dyshohet të kenë qenë bashkëpunëtorë në tortura, plagosje, vrasje, dëbim, dhe masakra ndaj shqiptarëve në Vushtrri, fshatrat e saj përreth dhe në Burgun e Smrekovnicës”, tha Sveçla.

    Ai ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se është inspirues, mbështetës dhe urdhërdhënës për këtë akt kriminal. /Reporteri.net/.

    Sveçla: Shpërthimi në veri, hakmarrje për arrestimin e serbëve për krime lufte

    Shpërthim në veri të Mitrovicës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!