Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në emër personal dhe të Ambasadës amerikane në Prishtinë, tha se mbështesin një Kosovë të lirë dhe demokratike e gjithashtu tha se janë kundër çdo forme të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+, përcjell Reporteri.net.
Sot, edhe në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.
“Ambasadori Hovernier u bashkua me miqtë kosovarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe kolegët diplomatë në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë sot”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Tutje, theksohset se “Ndërsa vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të mbështetur një Kosovë të lirë, paqësore dhe demokratike, ne qëndrojmë së bashku kundër çdo forme dhune apo gjuhës së urrejtjes ndaj anëtarëve të komunitetit LGBTQI+. Të drejtat #LGBTQI+ janë #Të Drejtat e Njeriut”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.