×
  • Lajme
  • Lajme / Reagon ambasadori amerikan

    Hovenier thirrje për depërshkallëzim: ShBA e shqetësuar me mobilizim e madh ushtarak të Serbisë në kufi me Kosovën

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 11:39
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Fotografi nga arkivi.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas bisedës që zhvilloi këshilltari për Çështje Sigurie Kombëtare i presidentit amerikan Joe Biden, Jake Sullivan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Hovenieri, thotë se ShBA-ja është e shqetësuar me dërgimin e trupave nga ana e Serbisë në kufirin me Kosovën.

    “Telefonatë e rëndësishme ndërmjet këshilltarit për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe kryeminisrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuar për moblizimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën”, shkroi Hovenier.

    “Ne bëjmë thirrje për për de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe konsiderojmë zbatimin e plotë nga të dyja palët marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja si mjet për të garantuar stabilitetin”, tha ambasadori Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!