×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Është arrestuar një person në Jarinje, ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin

    Reporteri
    01 Tetor 2023 | 16:39

    Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

    Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

    “Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit. Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!