×
  • Lajme
  • Lajme

    Eliza Hoxha ia përmend VV-së emërimin e fundit familjar: Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 20:13

    Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, ka reaguar në lidhje me emërimet familjare nga Lëvizja Vetëvendosje që po bëhen në Qeverinë Kurti 2.


    Hoxha, përmes një postimi në Facebook përmendi Shkurte Aliun, e cila ishte kandidate për deputete në vitin 2017 dhe është motra e deputetit të kësaj Lëvizje, Luan Aliu.

    “Kaq për klithmat kundër bordeve familjare e partiake – Qeveria Kurti 2”, shkroi Hoxha.

    Postimi i saj:

    ‘’ Shkurte Aliu – kandidate për deputete nga LVV në vitin 2017

    Shkurte Aliu – motra e deputetit të LVV – Luan Aliu

    Shkurte Aliu – u emërua anëtare e Bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës nga Ministri Hajrulla Çeku – 2021

    KAQ PËR KLITHMAT KUNDËR BORDEVE FAMILJARE E PARTIAKE – QEVERIA KURTI 2

    PO NJËSOJ SI AJO KURTI 1.

    NDRYSHIMI…!!! ???’’

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!