×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha: Nëse dikush nga PDK do të deklarohej si Vjosa Osmani, VV-ja do të protestonte

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 23:23

    Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka folur për deklaratat e u.d. të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.


    Ai ka thënë se deklarata të tilla janë të patolerueshme.

    “Nëse një deklaratë të tillë si Vjosa Osmani, do ta thoshte dikush nga PDK-ja, besoni se Lëvizja Vetëvendosje do të vërshonte në akuza e protesta”, ka thënë Hoxha në Kanal10.

    Ndryshe, ndaj Vjosa Osmanit ka pasur reagime të shumta pasi që ajo paralajmëroi veprime ndaj KQZ-së shkaku i ngjarjeve të djeshme ku nuk u certifikuan listat me kandidatët e VV-së, AAK-së dhe Nismës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!