Imami nga Drenasi, Osman Musliu e ka quajtur të panevojshëm rikthimin e burrave dhe grave që ndodhen në kampet e Sirisë, përkatësisht ushtarët e ISIS-it të zënë robër.
Ky koment i hoxhës është bërë në një dokumentar të realizuar nga televizioni shqiptar “A2CNN” sjellje,t dëshmia e grave dhe vajzave (të mbuluara krejtësisht në të zezë) në kampet rreth kufirit midis Sirisë dhe Irakut.
“ Kujt po ju duhen ata faqezi, se dreqi i ka pas qu atje. Unë kisha thënë përveç fëmijëve burrat dhe gratë nuk duhet të kthehen në Kosovë”, është shprehur ai, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, në këtë reportazh tregohet në detaje jeta që po përjetohet në kampet e “ferrit”. Fytyrat e fëmijëve midis pluhurit dhe mbeturinave të shoqërojnë kudo në kampin Al-Hawl. Përreth tyre, gra dhe vajza që bartin ushqimet e paketuara dhe tentojnë të pastrojnë midis çadrave.
Aty raportohet se kushtet e jetesës janë çnjerëzore. Rreziku është konstant dhe kurdët që ruajnë kampin e dinë se shumë prej grave që jetojnë aty kanë qenë të trajnuara për të luftuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.