Nga e ka prejardhjen njeriu? Kjo pyetje jo rrallë shtohet. Një prej përgjigjeve që është dëgjuar më së shpeshti është se e ka origjinën prej ndonjë lloji majmuni.
Por këtë kategorikisht e hedh poshtë hoxha nga Peja, Drilon Gashi, i cili është suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Ai thotë se teoria e evolucionit nuk thotë se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit.
Ai thotë se as Darvini nuk ka thënë në kohë të vet që njeriu e ka prejardhjen nga majmuni.
“Por Darvini ka thënë në kohën e tij që shimpanza, gorilla, edhe disa specie tjera bashkë me njerin e kanë një paraardhës të përbashkët. Shkenca ka zbuluar shumë specie sikur lusi, ardi, e disa specia tjera që secila e ka emrin e veçantë. Njeriu e ka prejardhjen prej toke. Jeta në tokë, e përdorë një kod që përbëhet prej tri shkronjave përmes të cilave formohen 20 minoacide e përmes këtyre është kriju krejt jeta, krejt gjallesat janë krijuar prej kodit. Tre shkronjat janë AND-ja dhe ARN-ja”, ka deklaruar Gashi në emisioni “NKosovë Show” në First Channel, shkruan Reporteri.net.
“Zoti na ka krijuar tanëve, natyrën, por për me krijuar specie e krijesat në tokë, ka përcaktuar ligje. Përderisa gjallesat e gjalla kanë ardhur prej ujit, dheut, para miliarda viteve në ujë, pastaj në tokë”, ka deklaruar më tej ai.
Gashi këmbëngul që njeriu ka prejardhjen nga majmuni.
“Jo sipas shkence nuk thotë se majmuni ka lind njeriun, prej gjallesave që kanë ekzistuar në tokë, ata janë zhduk e prej atyre kanë lind dy familje të mëdha. Në Kuran, Zoti nuk i ka cek detajet, neve na thotë ecni në toke o krijesat e mia dhe zbulojeni krijimin”, ka deklaruar hoxha. /Reporteri.net/.
Nga minuta 15 e 40 sekonda në videon e mëposhtme hoxha nga Peja flet për prejardhjen e njeriut: