×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha nga Peja: S’kam thënë që Profeti Muhamed ka qenë shqiptar, ka shumë gënjeshtra në trashëgiminë islame

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 19:49

    Hoxhë Drilon Gashi në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net” ka folur rrreth mundësisë së reformës së Islamit duke thënë se ka shumë gënjeshtra të përcjella në trashëgiminë islame. Andaj Gashi mendon se refoma e parë qëndron në pranimin se ekzistojnë këto ndërhyrje e gënjeshtra.


    Reforma e parë është pranimi nga Sunitët dhe Shiitët, nga njerëzve të tyre të thjeshtë dhe nga dijetarët dhe hoxhallarët e tyre, se ka sigurisht ndërhyrje dhe gënjeshtra të panumërta në trashëgiminë Islame në të cilën kanë rrëshqitur shumica e predikuesve dhe në të cilën janë motivuar me arrogance impulset personale dhe sektare për të mbjellë përplasje dhe kontradikta në besimin dhe Sheriatin Islam”, tha Gashi në intervistën për Reporteri.net.

    Tutje Gashi ka thënë se tri të katërtat e transmetimeve gojore janë të dobëta dhe jo-autentike. “Edhe sipas dijetarëve më eminent të shkencës, më shumë se tri të katërtat e transmetimeve gojore nga historia islame janë të dobëta dhe jo-autentike. Çështja e cila duhet të na shqetësojë në të vërtetë është përparimi dhe evulimi, dhe se feja e vërtetë e Zotit nuk ka mundësi që të bie ndesh me faktet dhe përparimin. Ne duhet ta japim kontributin tonë për kohën që po jetojmë, siç bënë edhe gjeneratat e kaluara për kohën e tyre. Kjo është ajo fusha në të cilën po mundohem ta jap kontributin tim”, tha Gashi.
    Ndërkaq rreth debatit mbi prejardhjen e Profetit Muhamed, Gashi ka thënë se gjithçka është e mundur.

    “Kur jemi të profeti ynë i dashur Muhamed, librat si “Shamail Muhamedije” të cilat e përshkruajnë dukjen, fizionominë, ngjyrën e lëkurës sipas gojëdhënave më të sakta historike, të bëjnë të dyshosh edhe më tepër se ai ngjasonte me arabët e ditëve të sotme. Ah sikur të posedonim ndonjë pikturë të tij, por edhe kjo u pat ndaluar. Në deklaratat e mia, përkundër titujve bombastik të disa mediave, unë asnjëherë nuk kam dhënë gjykime afirmative për këtë çështje, nuk kam thënë që Muhamedi ishte shqiptar, por kalimthi e kam përmendur që figuron si një hipotezë, sepse më pëlqen hulumtimi i të vërtetës dhe dua ta nxis pra kritikën shkencore në këto fusha të dijes, e cila për fat të keq, deri në ditët tona, nuk ka arritur në një nivel të duhur”, tha Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!