×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha për bërllogun në Prishtinë: Po lutem me iu hy në banesa, përmes dritareve

    Reporteri
    10 Prill 2023 | 13:15

    Ani pse njëra ndër zotimet e partive që qeverisin me Prishtinën ka qenë pastrimi i qytetit nga mbeturinat, situata me to muajve të fundit është keqësuar goxha.

    Në mars të këtij viti qyteti është vërshuar nga mbeturinat pasi punëtorët e Ndërmarrjes “Pastrimi” kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritje të pagave.

    Edhe pse pagat e tyre janë rritur për 70 euro, dhe greva ka përfunduar, Prishtina akoma vazhdon të jetë e “stolisur” me të mbeturat e qytetetarëve të vendosura në qese najlloni.

    Një situatë e tillë është edhe tek xhamia “4 Llullat” në Prishtinë.

    Një foto të postuar në rrjetin social Facebook, imami i kësaj xhamie, Husamedin Abazi nuk e ka injoruar.

    “Për ditë po lutem me ju hy bërllogu në banesa përmes dritareve…gati e kanë edhe këtë me e realizu”, ka komentuar hoxha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!