×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kurti nga ‘Jo Negociata-Vetëvendosje’ nisi bisedimet për autonomi për serbët në Kosovë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 15:34
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, sot ka përmbysur gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kurti ka rinisur dialogun në Bruksel pa një platformë apo strategji, shkruan Reporteri.net.

    “Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji. Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.

    U.d së kryetarit të PDK-së tutje thotë se partia e tij do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e Kosovës.

    “PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky reagim i Hoxhajt erdhi pas takimit të kryeministrit Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

    Kurti ka thënë se procesi i dialogut pritet të fillojë në mes të qershorit.

    Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

    Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.

    Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.

    Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.

    PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!