×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 17:41

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut të dalin dhe të votojnë nesër për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve.


    Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se nesër Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa.

    Më poshtë statusi i tij i plotë:

    Në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa. Shqiptarët në këtë shtet, janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon. Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!