Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka asociacion në planin evropian.
Hoxhaj tha se fjalia e Kurtit se ka Asociacion e vërteton mashtrimin e madh që e ka bërë Kurti në 13 vitet e fundit.
“Mendoj që është fjalia më e rëndësishme që është thënë prej kur ka fillu dialogu me Serbinë. Natyrisht që kjo fjali e vërteton mashtrimin e madh që e ka bo Kurti në këto 13 vitet e fundit duke përdor dialogun për ta përçare shoqërinë në Kosovë”, tha ai në T7.
Sipas tij, mundësia për një njohje të ndërsjellët ishte më e madhe të ndodhte para vitit 2017, sesa në vitin 2023.
“Të gjitha këto dhe kjo fjali për me i zbatu të gjitha marrëveshjet, në fakt janë probleme të ndërgjegjes. Mendoj që është një fjali kthesë. Sikur kjo fjali të thuhej para 10 vitesh, s’kishim pas nevojë fare me pas një marrëveshje të Ohrit, do të përfundonte me njohje të ndërsjellët. Dua të them që para vitit 2017 në perëndim dhe para luftës në Ukrainë ka pas një situatë ndërkombëtare, më të favorshme për Kosovën për të arritur një njohje të ndersjelltë sesa në vitin 2023”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.