×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në 13 vjetorin e Pavarësisë: Thaçi e Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit

    Reporteri
    17 Shkurt 2021 | 8:27

    Ish-kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, tha se me mendje dhe zemër është me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë.


    Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj thotë se për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

    “Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha kryetari në detyrë i PDK-së.

    Ndër të tjerash, Hoxhaj tha se sot Kosova është më mirë sesa para 13 vietësh.

    “Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!