×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i PDK-së

    Hoxhaj: Nëse BE dëshiron të mbetet e besueshme, duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 12:24

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që BE-ja të vendos ,menjëhreë sanksione ndaj Serbisë, siÖ ka thënë nëse dëshiron të mbetet e besueshme, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmes një reagimi në Twitter, ka shkruar se pas aktit të fundit të agresionit kundër Kosovës dhe vrasjes së policit të Kosovës nga terroristët të lidhur me Serbinë, ai ka thënë se Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

    “Pas aktit të fundit të agresionit kundër #Kosovës dhe vrasjes së një polici të Kosovës nga terroristët e lidhur me #Serbinë, Serbia ka grumbulluar forca ushtarake pranë kufirit tonë. Nëse #BE dëshiron të mbetet e besueshme, ajo duhet të vendosë sanksione kundër Serbisë tani menjëherë”, ka shkruar Hoxhaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!