×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: PDK nuk ka vota për Vjosa Osmanin, është përçarëse

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 18:12

    Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka ritheksuar sot se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për pozitën e presidentes, ngase ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit.


    Pikërisht sot kur Vjosa Osmani ka nisur negocitat për ti siguruar votat e LDK-së, udhëheqësi i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka shkruar në faqen e tij në Facebook se PDK nuk do ta tradhëtojë vullnetin e elektoratit të saj.

    “Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti”, ka thënë Hoxhaj.

    Deklarata e plotë e kreut të PDK-së Enver Hoxhaj:

    Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që pëfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes.

    PDK-ja nuk do ta tradhëtoj besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit populist të përfaqësuar nga z. Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!