×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj për Sali Berishën: Mendësia e ndarjes së tradhtarëve dhe herojve është totalitare

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 16:02

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili së fundmi është marrë me Kosovën, duke marrë rolin ndarës të tradhtarëve dhe heronjve shqiptar.


    Duke theksuar respektin e tij për Sali Berishën si politikan gjatë kohës kur kanë bashkëpunuar në të kaluarën, Hoxhaj ka thënë se pikëpamjet e tij të kohëve të fundit “me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën”.

    Hoxhaj tha se Berisha po e bartë debatin e politikës ditorë të Shqipërisë edhe në Kosovë, ndërsa ka shtuar se mendësia e ndarjes së tradhtarëve dhe heronjve është mendësi totalitare, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se mbrëmë Sali Berisha bëri akuza sërish ndaj presidentit Hashim Thaçi duke e quajtur argat të Beogradit, dhe sipas tij ai nuk duhet të merret me negociatat pa shkuar në Hagë.

    Ky është postimi i plotë i Hoxhajt në Facebook:

    “Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i bërë akuzat e tij të padrejta dhe sinqeritetin selektiv të duken të vërteta, janë koncentrat i hipokrizisë dhe po e rrënojnë kontrubutin e tij dhënë në të kaluarën për Kosovën.

    Fatkeqësisht, debatin e politikës ditore në Shqipëri po përpiqet ta bartë edhe në Kosovë, duke shprehur një mendësi totalitare për ndarjen se kush është tradhtar dhe hero. Përmbyllja e shtet-ndërtimit të Kosovës me njohje të ndërsjellët Kosovë – Serbi dhe me ulëse për Kosovën në OKB është konsolidim i jashtëm edhe i Shqipërisë dhe një faktor i fuqizimit të shqiptarëve në rajon. Për tema të tilla Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një dialog ndërshqiptar”.

    Berisha: Thaçi argat i Beogradit, s’duhet të merret me negociatat pa shkuar në Hagë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!