×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Thaçi argat i Beogradit, s’duhet të merret me negociatat pa shkuar në Hagë

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 23:48

    Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka hedhur sërish akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi si argat i Beogradit.


    Berisha thotë se Thaçi është peng i dosjes së tij në Serbi dhe sipas tij ai nuk duhet të jetë pjesë e asnjë negociate pa shkuar në Gjykatën e Hagës.

    Megjithatë Berisha tha se në dijeninë e tij, Thaçi nuk ka kryer krime lufte.

    “Hashim Thaçi është peng i dosjes së tij të Beogradit. Thaçit po ti ketë mbetur pak karakter nuk merret kurrë me çështjen e negociatave me Kosovën pa shkuar në Hagë, pa u pastruar. Nuk di të ketë kryer asnjë krim. Gjykata u ngrit vetëm për akuzat që bëri raporti i Dick Marty. Argati mbrapa donte ta anulonte. I thotë vetes ai që është argat. A nuk u tha shqiptarëve një vit rresht se ky është plani im dhe nuk është i Serbisë së Madhe dhe tallet Daçiq me të. A nuk i tha në prani të gjithë botës Vuçiq: Mbylle mos fol! Hapi sytë dhe mbeti i shastisur. Ne si shqiptarë duhet të ndihemi të turpëruar, tre vetë ishin atje (në Samitin e Berlinit), dy me Vuçiç”, tha Berisha, ka deklaruar Berisha në Ora News.

    Ai më tej ka thënë se si në vitin 1992 në zyrë i kanë shkuar zyrtarë negociatorë me harta në duar për çështjen e Kosovës.

    “Në vitin 1999 një ideolog i nacionalizmit serb vazhdoi të boshtëzojë dhe kosovizojë edhe më tej doktrinën e nacionalizmit serb me Kosovën. Kështu që para lufte pasi u hap Shqipëria në ’92, serbët me shpejtësi përpiluan projektin për ndarjen e Kosovës. Një njeri ishte i gjithëfuqishëm në Serbi dhe ky ishte Millosheviq. Ky kishte pikëpamjen se çështja nuk zgjidhet me Rugovën, por me Berishën në Shqipëri. Ndaj vinin tek unë me harta, të dërguarit me të gjitha anët. Vinin sepse Millosheviq thoshte se kjo zgjidhet me Shqipërinë. Ata pasi ta coiptonin Kosovën siç donin, pasi të merrnin veriun e Ibrit dhe një pjesë të Prishtinës, pasi të merrnin një San Marino, një Sandora, një Litenshtejn. Pasi të krijonin këto atëherë Shqipëria të merrte ato të tjerat”, ka deklaruar Berisha.

    Ai më tej ka treguar se çfarë i ka thënë presidentit Bush në vitin 1992.

    “Nëse shkon tek biseda ime me Xhorxh Bush në ’92 i kam thënë: President ata duan ta copëtojnë, ta ndajnë Kosovën, ta pastrojnë pjesën që do marrin nga shqiptarët, ti nxjerri në kufi me ne. Unë i kam thënë unë kufijt do ti hap”, ka deklaruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!