×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lëkundur besimin e qytetarëve në BE

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 17:13

    Uhstruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.


    Hoxhaj përmes një postimi në Facebook thotë se Qeveria e sotme, njëherit opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane.

    Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur.

    Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave.

    Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë. ?? ??

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!