Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Spanjes për të njohur Palestinën shtet, ndërkohë që Madridi zyrtar ende vazhdon mos ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në platformën X, Hoxhaj ka thënë se as Spanjës e asnjë shteti tjetër evropian nuk i bën nderë të jenë në të njëjtën anije me Rusinë sa i përket Kosovës.
“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo njeh Palestinën jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, shkroi ai.
Spain still refuses to recognize Europe's newest state, #Kosovo, citing the Brussels dialogue process, yet it recognizes Palestine outside of the Oslo Accords. It brings no honor to Spain & other European states to be in the same boat as Russia on Kosovo. Diplomatic hypocrisy?
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) May 25, 2024