×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj tregon në cilat nene të marrëveshjes duhet “të ngulë këmbë” Kosova

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 21:47
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovë, Enver Hoxhaj

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se marrëveshja për planin evropian e përmban njohjen.

    Hoxhaj thotë se nuk ka rrugëdalje nga kjo marrëveshje dhe se duhet të nënshkruhet.

    “Marrëveshja është e pashmangshme. E domosdoshme dhe në linjë me interesat shtetërore të Kosovës”, tha ai në T7.

    Çka kërkon Hoxhaj është se Kosova të këmbëngulë në tri nenet e para.

    “Çka do të duhej është se neni i parë, i dytë e i tretë, ku flitet për parimet e OKB-së për trajtimin e shteteve në mënyrë të barabartë. Këtu Kosova duhet të ngulë këmbë. Mund të gjesh modele nga e gjithë bota. Si për shembull Kina që njeh pasaporta e Makaus dhe Honkongut. Apo edhe të Greqisë, që me ndërmjetësimin tim, na njohu pasaportat”, tha ai.

    “Njohje nuk ka njohje de-fakto apo de-jure, por ka njohje dhe ajo vjen në forma të ndryshme. Si me notë diplomatike si me marrëdhënie dypalëshe e të tjera”, shtoi Hoxhaj. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!