Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj u raportua ditë më parë si “kampion” në rehatimin e familjarëve e bashkëpunëtorëve të tij në shërbimin diplomatik të Kosovës.
Mediat raportuan se sa Hoxhaj sa ka qenë minister i Jashtëm, ka punësuar mbesën, sekretaren, shoferin e depoistin.
Por Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA ka deklaruar se nuk i ka parë këto lajme dhe se nuk e ka pranuar në punë asnjë person për shkak të ndikimit politik.
“Unë nuk kam pranuar asnjë njeri në Ministri (MPJ) për shkak të ndikimit politik, sepse janë shërbyes civil, por nëse dikush ka apliku dhe pranu është bërë në kuadër të aplikimit. Nuk i kam pa lajmet, sa kam qenë ministër ka pasur njohje”, ka deklaruar Hoxhaj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.