×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj: Uran Ismaili njeriu i duhur për kryetar të Prishtinës

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 22:59

    Ditë më parë, sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, hapur shprehur dëshirën për të kandiduar për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet komunale që mbahen në tetor të vitit 2021.


    Siç duket Ismaili do ta ketë edhe përkrahjen e partisë dhe së shpejti pritet të zyrtariohet edhe kandidat për të parin e kryeqytetit.

    Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së, ka deklaruar se Ismaili ka mbështetjen e tij.

    “Nuk kemi arritur deri tash ta bisedojmë këtë teme. Ismaili e ka mbështetjen time, por duhet ta bisedojmë me degën, por i ka të gjitha përgatitjet për të qenë kryetar i Prishtinës”, ka deklaruar Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Hoxhaj ka thënë se PDK së shpejti do të dalë me kandidaturat e saj për kryetar të komunave.

    “Për shumicën e komunave do t’i kemi emrat”, ka deklaruar ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!