×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Vuçiq e Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 15:17

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.


    Ai përmes një reagimi në twitter, ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.

    “Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

    Lidhur me lobin serb kundër pavarësisë së Kosovës ka folur sot kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se storiet e treguara në politikania serbe Marinika Tepic rreth asaj se si Serbia ka blerë çnjohjet e Kosovës me para të marra nga biznesmen të ndryshëm dhe nga tregtia e armëve, i kanë bërë shumë dëm Beogradit zyrtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!